Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka realizuar një vizitë inspektuese në punimet në fazën finale të segmentit të autostradës Zahaq-Pejë, për të cilën u paralajmërua përurimi në fund të shtatorit.
Ai kërkoi nga kompania e kontraktuar punë kualitative dhe me ritëm dinamik.
Kadriu inspektoi edhe punimet në rrugët lidhëse ku u kontrollua edhe temperatura e asfaltit e cila rezultoi brenda parametrave të përcaktua.
Kjo rrugë është duke u realizuar me tërë infrastrukturën përcjellëse si pahitë mbrojtëse, bankinat anësore, nënkalimet dhe rrethrrotullimet e parapara./Llapi.info