Nga Qeveria e morën lajmin e pritur. Policëve të Kosovës do t’iu rriten rrogat.
Sindikata e Policisë iu gëzua votimit derisa pret që miratimi të bëhet në afat sa më të shpejtë edhe nga Kuvendi.
Mirëpo, sindikalistët janë të shqetësuar për mungesën e një ligji për sigurimet shëndetësore.
Në ekzekutiv vendimit i japin epitet të rëndësishëm.
Rritje do të përfitojnë të gjithë si stafi i uniformuar ashtu edhe ai civil. Pagat do të rregullohen sipas koeficienteve të paraparë me ligj.