Qytetarët dhe shoqëria civile për drejtësi, për barazi para ligjit dhe për siguri civile e politike mbajnë protestën e radhës në Prishtinë me moton “Shkarkim Kryeprokurorit – Veting Gjyqësorit”.

Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe të protestojnë për shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, vetingun në gjyqësor, si dhe pastrimit të listave të veteranëve.

Protesta e tretë me radhë nis sërish në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 18:00.