Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës pasi që i njëjti ia kishte vjedhur një biçikletë viktimës, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fshati Dumnicë e Poshtme, Podujevë 27.08.2018-09:00. Pas hetimeve të zhvilluara, me 04.09.2018, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ia kishte vjedhur një biçikletë viktimës mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Llapi.info