Në seancën e mbajtur sot në Kuvendin Komunal të Podujevës me shumicë votash u miratuar Rialokimi i buxhetit të Komunës për vitin 2018.
Në lidhje me këtë pikë, shefi i grupit parlamentar nga radhët e VV-së në Podujevë, Fitim Haziri ka kritikuar ekzekutivin komunal për ngecjet në realizimin e projekteve, duke shtuar se janë anuluar disa projekte që sipas VV-së janë të rëndësishme, njofton Llapi.info
Sipas Hazirit, Komuna nuk ka bërë asgjë në lidhje me infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e varrezave në Podujevë.
“Rregullimi i infrastrukturës se varrezave si komunë e cila udhëhiqet që pas lufta nga LDK e cila nuk ka treguar aspak respekt që të përmirësoj infrastrukturën e varrezave. Po ashtu dhe të miratojë një rregullore për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tyre. E, kur dihet se në çfarë gjendje janë varrezat në tërë komunën tonë. Posaçërisht në varrezat e qytetit është për të ardhur keq që sot kryetari i komunës, ka propozuar që mjetet qe janë destinuar për këtë projekt të rialokohen në projektin siç është projekti me kodin-43129 kanalizim fekale në qytet dhe fshatra”, ka thënë Haziri.
Më tej, Haziri ka përmendur edhe projektet tjera që sipas tij kanë ngecur në funksionalizim.
“Një tjetër problematike thelbësore në këtë propozim vendim për rialokim te këtyre mjeteve buxhetore është koha kur paraqitet para asamblesë për aprovim. Dihet se çdo investim publik kalon përmes procedurave të prokurimit dhe këto procedura nga inicimi i projektit deri te lidhja e kontratës, mund të zgjasin deri në dy muaj dhe ne sot jemi më 5 shtator. Në rast se sot iniciohen këto projekte në zyrën e prokurimit, punimet nuk mund të fillojnë deri më 5 nëntor e në këtë kohë përfundon për arsye klimatike. Koha e investimeve përjashtim ndonjë investim abuziv dhe mashtrues ndaj qytetareve fatkeqësisht ndodhen në komunën tonë”.
“Duke e pasur parasysh këtë problematike ne si asamble prapë në fillim të vitit 2019, këto mjete do t’i bartim për realizim andaj ne si Lëvizje Vetëvendosje e kundërshtojmë këtë farsë të pushtetit”, ka thënë tutje Haziri./Llapi.info