Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur pas dështimit të mbajtjes së seancës së thirrur nga opozita.
Sipas tij me mungesën e deputetëve të pozitës në seancën e thirrur nga deputetët e opozitës po qartësohet skena politike kosovare, në opozitën e cila është kundër ndarjes së Kosovës, dhe në PDK-AAK-NISMA e AKR që janë pro ndarjes.
“Skena politike po qartësohet çdo ditë e më shumë. Në njërën anë janë partitë opozitare LDK-VV-PSD dhe Alternativa që janë kundër idesë për ndarje apo shkëmbim territori, kurse në anën tjetër partitë në pushtet PDK-AAK-Nisma -AKR dhe pakicat pro idesē fatkeqe për Kosovën”, ka shkruar Selmanaj.
Sipas tij bojkoti që i kanë bërë seancës së thirrur nga opozita e dëshmon qartë se ata janë pro ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve.
“Bojkoti që po i bënjë partitë në pushtet seancës së thirrur nga opozita e dëshmon qartazi këtë qëndrim… ata edhe pse në publik deklarohen ndryshe, në realitet tregojnë se janë të kapur dhe të udhëhequr nga Hashim Thaçi!!!”, ka vazhduar Selmanaj.
Sipas deputetit të LDK-së, Haradinaj, Veseli e Fatmir Limaj me urdhër të Thaçit janë larguar nga Kuvendi, në mënyrë që Thaçi të takohet lirshëm me Vuçiqin në Bruksel.
“E kanë gabim ata që mendojnë që opozita si e vetme ta bëjë kuorumin dhe ta mbrojë sovranitetin dhe kufijt e vendit. Po ta kishim ne shumicën sot, kesaj qeveria nuk ja kishim falë dakikin, ja kishim heq popullit prej qafe pa mendu dy here..Kadria, Ramushi dhe Fatmiri nën urdhrat e Hashimit kanë vendos që të ikin nga Kuvendi, duke u bërë vendi i pashembullt për demokracitë, ku shumica ikë nga Kuvendi…kjo tashmë është sekret publik që e gjithë kjo ndodhi që Hashimi të shkoj i papenguar nesër në Bruksel dhe ta takoj mikun e tij te dashun Aleksandrin…Republika jonë është në udhëkryq historik, ajo duhet të lirohet nga ata që në emër të luftës e vodhën dhe e shkatërruan dhe tash i kanë hy pazareve edhe me kufijtë e shtetit tone”, përfundon Selmanaj.