Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që deri në fund të vitit të përfundojë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kjo pasi sipas saj, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara për këtë proces.

Këto deklarime ajo i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me Kryetarin e Grupit parlamentar të miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Kombëtare të Francës që po viziton Kosovën, Questel.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara për liberalizimin e vizave, presim dhe kërkojmë që deri në fund të vitit, të përfundojë procesi i vendimmarrjes në BE”, ka thënë Hoxhaj.