Dardan Sejdiu nga Partia Social Demokrate ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, se e vetmja rrugë për të ecur përpara është hartimi dhe votimi i një dialogu me Serbinë.

Ai më tej ka thënë se pas kësaj me 2/3 e votave të themelohet ekipi negociator, të themelohet komision mbikëqyrës parlamentar për mbikëqyrjen e procesit të dialogut, njofton Klan Kosova.

Sejdiu thotë se në fund të votohet me 2/3 e votave, çdo marrëveshje që arrihet.

Më tej ai thekson se e vetmja parti qe po jep propozime konkrete për të dal nga kjo situatë është PSD.