Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka njeri më të pashantazhuar se ai në Kosovë.
“Në Hagë kam shkuar, kam pasur shantazhe, por nuk kam ikur nga proceset, u jam përgjigjur proceseve në rastin Kleçka e të Ministrisë, por prapë nuk e kam pranuar shantazhin”.
“Kam mund ta ulë kokën dhe t’i shmang këto procese gjyqësore, por nuk e kam bërë”.
“Asokohe (2008-09) ka qenë modë, mëngjes duke pirë kafe edhe ‘hajde si t’i mëshojmë Fatmir Limajt’”.
“Krejt këto 15 vite i kam vuajtur për mos me ma ndalë askush gojën dhe me marrë vendime të cilave u besoj unë”, ka shkruar Limaj në Facebook.