Objekti i cili ka shërbyer si bibliotekë e qytetit të Podujevës është gati për rrënim, raporton Llapi.info.
Pas largimit të librave, dokumenteve e pastaj edhe inventarit të sajë, ky objekt sot është rrethuar edhe me një shirit përmes së cilit edhe është bllokuar rruga e Xhamisë “Met Podjeva”.
Kujtojmë se rrënimi i këtij objekti vjen si shkak i realizimit të planit urban të komunës i cili parasheh që rruga kryesore e qytetit të jetë në këtë pjesë të qytetit. Për këtë arsye asamblistë opozitar patën kundërshtuar vendimin e komunës të cilët atë e kanë quajtur si veprim të pa matur./Llapi.info