Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka dhënë më shumë detaje rreth takimeve të ndara që ka zhvilluar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.
“Vështirësitë vazhdojnë. Takimi tjetër i nivelit të lartë do të caktohet përpara takimit të ministrave dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York”, ka thënë Mogherini.
Ajo ka thënë se sot janë zhvilluar disa raunde bisedimesh me të dy presidentët, dhe janë diskutuar të gjitha temat të cilat janë në tavolinë.
Kujtojmë se sot ishte planifikuar të mbahej takimi ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel me ndërmjetësimin e Mogherinit.