Portali zyrtar i MPJ të Francës, “France Diplomatie“, pas shkrimeve të shpeshtuara në periodikun francez lidhur me debatet për (mos)ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë, ka dalë me qëndrimet e veta rreth kësaj çështje.

Në vazhdim po japim pozitën Francës mbi debatet për ndryshimin eventual të trasesë së kufijve ndërmjet Serbisë e Kosovës?

Një rregullim i dallimeve ndërmjet Serbisë e Kosovë është thelbësor në stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe për konkretizimin e perspektivës evropiane të këtyre dy vendeve. Franca përkrah plotësisht ndërmjetësimin e siguruar nga Federica Mogherini dhe ka vullnetin që debatet e thelluara për të gjitha temat përmbajtjesore të përfundojnë së shpejti me një marrëveshje globale dhe përfundimtare ndërmjet dy vendeve, konform dëshirës së shprehur ndërmjet dy presidentëve [ Presidenti i Republikës ka shprehur përkrahjen e Francës për këtë dinamikë gjatë bisedës së tij me presidentin Vuçiq në Paris më 17 korrik dhe përkrahje për përpjekjet e dy udhëheqësve. Franca konsideron se u përket dy palëve të përcaktojnë përmbajtjen e një marrëveshjeje dhe të shqyrtojnë të gjitha opsionet që mund të shpien në rregullimin global (të përgjithshëm) e përfundimtar të mosmarrëveshjeve dhe të përforcimit të stabilitetit të rajonit.