Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoii mbi gjendjen aktuale të punëtoreve, më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e arsimit dhe protestën e paralajmëruar të SBASHK-ut për datën 08.09.2018, përmes së cilës do t’i shprehin pakënaqësitë e punëtoreve të sistemit arsimor lidhur me radhitjen tepër të ulët dhe jo meritore në ranglistën e Ligjit për paga.

Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje të Kryesisë Ekzekutive njëzëri u vendos që të përkrahet protesta dhe cilido hap i ardhshëm që do ta ndërmarrë SBASHK-u lidhur me zgjidhjen e kërkesave të punëtoreve të arsimit, ngase sipas tyre sistemi arsimor është shtylla kyçe e vendit dhe qeveria jonë duhet ta trajtoj në menynë sa me meritore.

BSPK i përkrahë veprimet sindikale të SBASHK-ut, rreth pakënaqësive që i kanë shprehur lidhur me Ligjin për pagat dhe kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa që sa më shpejtë t’i përmirësoj këto lëshime duke bërë plotësim/ndryshimet me kërkesat e dala nga SBASHK-u, thuhet në komunikatë .

Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja shpreh edhe njëherë përkrahjen për protestën e ardhshme të paralajmëruar nga SBASHK-u dhe cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo federatë konformë Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të arsimit.