Shërbimi i Inteligjencës së Britanisë së Madhe ‘ M16’ është zhvendosur nga Maqedonia për në Republikën e Kosovës.
Kështu shkruan medium serb ‘Novosti’ të cilët thonë se një gjë e tillë është bërë gjatë ditës së mërkurë, në prag të vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë.
Siç shkruan medium serb referuar në burimet e tyre të inteligjencës, thuhet se kjo vizitë e Vuçiqit mund të nxisë tensione dhe përmban në vete një rrezik të madh.
Kujtojmë se vizita e Vucicit në Kosovë mund të anulohet, pasi që autoritetet e Republikës së Kosovës nuk ia kanë aprovuar presidentit serb kërkesën shtesë për vizitë në Liqenin e Ujmanit.