Pesë persona të armatosur dhe të maskuar mbrëmë kanë grabitur një kazino në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Llapashticë e Poshtme.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 ndërsa të dyshuarit me një veturë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se grabitësit duke shtënë me armë kanë arritur të marrin 2 600 euro para kesh, çelësat e kasave të aparatit dhe një çantë krahu me dokumente dhe 500 euro brenda.

Rastin e kanë konfirmuar edhe zyrtarët për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim ka thënë se rasti është hapur grabitje e armatosur dhe se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat po e hetojnë rastin.

“Deri më tani nuk ka persona të identifikuar, por policia po merret intensivisht me rastin”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/

T