Lëvizja Vetëvendosje dega në Podujevë ka paralajmëruar një protestë të radhës për të cilën kjo parti thotë se edhe do t’i radikalizojë mjetet e protestës, transmeton Llapi.info.

Kjo parti e cila sot protestoi për shkak të ngecjeve të punimeve në zgjerimin e magjistrales Podujevë- Prishtinë, përmes një komunikate ka bërë të ditur se nëse nuk ndërmerren masa për përshpejtim të punëve si dhe përgjegjësi e përkushtim më të madh, atëherë do të thërrasin edhe një protestë të dytë.

Ja edhe komunikata e plotë e VV-së:

Ne si subjekt politik dhe si qytetarë te Llapit, ndjejmë obligim të ngrisim zërin dhe të kërkojmë përgjegjësi nga institucionet qendrore e lokale për rrjedhën e punimeve në magjistralen Podujevë-Prishtine.
Përveç ngecjeve të punimeve gjë e cila po maltreton qytetarët që kalojnë çdo ditë në këtë rrugë, kemi te bëjmë edhe me devijim nga projekti fillestar i ndërtimit të magjistrales.
Siç po shihet, Agim Veliu si kryetar i komunës, është moskokëçarës dhe shpërfillës ndaj vështirësive që kjo ngecje e punimeve në këtë magjistrale po u shkakton qytetarëve dhe bizneseve tash e sa kohë. Prandaj, ne sot protestuam dhe shprehëm indinjatën tonë ndaj organeve komunale dhe qëndrore për situatën e rënduar që është krijuar në magjistralen tonë.
Kjo protestë ishte e organizuar vetëm nga aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe ne u bëjmë me dije organeve qendrore e komunale se nëse nuk ndërmerren masa për përshpejtim të punëve si dhe përgjegjësi e përkushtim më të madh, atëherë ne do i ftojmë qytetarët të na bashkohen në protestat e radhës duke i radikalizuar mjetet e protestës