Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq hyn sot (e shtunë) në Kosovë nëpër Bërnjakë dhe do të ndalet tek liqeni i Ujmanit, për të treguar siç tha ai, se ‘Gazivoda’ është resurs i Serbisë, i serbëve dhe shqiptarëve”. Vuçiq, që në momentin kur i është lejuar ta vizitojë Ujmanin, vendalimin e parë gjatë dy ditë të vizitës së tij në veri të Kosovës, ka thenë se ai ka ofruar një zgjidhje kompromisi për Ujmanin, duke ditur siç tha ai, “se sa shumë u është i nevojshëm shqiptarëve uji”. Vuçiq para nisjes për në Kosovës ka thenë gjithashtu se me serbët do të bisedojë për planet konkrete të zhvillimit ekonomik, për një të ardhme më të mirë të njerëzve në hapësirat e Kosovës . Ai i ka ftuar qytetarët që ta përcjellin fjalimin e tij që do ta mbajë të dielën në ora 11:15 minuta, duke përseritur se ata (qytetarët) ndoshta do të mund të dëgjojnë edhe fjalë që nuk do t’u pëlqejnë, por që ata “do ta dëgjojnë të vërtetën”, raporton “Zëri.Info”

“Serbët do të dëgjojnë fjalë që ndoshta nuk do t’u pëlqejnë, por gjithësesi do ta dëgjojnë të vërtetën”, ka thenë Vuçiq, para nisjes për në Kosovë.

E për të treguar se gjithçka në veri është serbe, është përkujdesur menaxheri i Hidrocentralit të Ujmanit (Gazivode), Sergjan Vulloviq, vëllai i kryetarit të Zubin Potokut, Stevan Vulloviq. Ai të gjitha rrethojat e liqenit të Ujmanit i ka ngjurosur me ngjyra të flamurit serb, ka vendosur poster të Vuçiqit dhe simbole të shtetit të Serbisë.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës, nëpërmes të zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Rajnale të PK në veri, kapiten Besim Hoti, ka siguruar se gjithçka është gati për vizitën e Vuçiqit në veri të Kosovës. Pak kohë para se Vuçiq të hyjë në Kosovë, kapiten Hoti ka thenë se situate në veri të Kosovës është e qetë dhe stabile.

“Policia është në gatishmëri të plotë, nga të gjithë komandantet e stacioneve policore është kërkuar që ta ndërpresin pushimin për këtë uikend, në mënyrë që në terren të jetë përbërja e plotë e policies. Aktualisht gjithçka është duke shkuar sipas planit, nuk ka asnjë indikacion se mund të ndodh diçka, ndonjë situate e paparashikuar. Presin që gjithçka të kalojë mire dhe sipas planit”, ka thenë kapetn Besim Hoti, i cili ka shtuar se pritet tollovi në trafik, por që policia do ta rregullojë komunikacioninin, raporton “Zëri.Info”.

Në anën tjetër, zëdhënësi kryesor i KFOR-it, Vinçence Grasov, ka siguruar se edhe KFOR-i ka ndërmarr masat e nevojshme që vizita e Vuçiqit të kalojë qetë.

Ndryshe, sipas agjendës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të hyjë në Kosovë të shtunën nëpërmes të pikes kufitare në Bërnjakë rreth ores 14:00, në ora 15:00 do të qendrojë në “Gazivodë”, ndërsa 40 minuta më vonë do të jetë në Leshak të Leposaviqit dhe do ta vizitojë shkollëne bujqësisë, si dhe hallen e sporteve në Leposaviq. Vuçiq do ta kalojë natën në Zveçan, ndërsa të dielën herët në mëngjes do ta vizitojë Qendren Spitalore në veri të Mitrovicës. Ai gjithashtu do ta vizitojë fshatin Banje të Zveçanit, të dielën, ndërsa në ora 11:15 do të kthehet në veri të Mitrovicë, ku në sheshin Car Llazari do t’u drejtohet serbëve. Në ora 13:00, të dielën, Vuçiq largohet nga Kosova.