Komuna e Podujevës sot duke filluar nga ora 19:00 do të bëj fazën e dytë të dezinsektimint të hapësirave publike, njofton Llapi.info.

“Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, bartës të të cilave janë insektet e ndryshme” thuhet në komunikatën e komunës.

“Lusim qytetarët që t’i mbyllin dritaret gjatë kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit, në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre. Dezinsketimi do të kryhet në rrugët kryesore të qytetit dhe në Parkun e Paqes” thuhet në këtë komunikatë.