Në digën e liqenit të Ujmanit në veri të Kosovës është vendosur një flamur gjigant i shtetit të Serbisë, para vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Te liqeni i Ujmanit në Mitrovicë tashmë gjithçka është bërë gati për pritjen e kryeministrit serb, Aleksandar Vuqiç.
Në vendngjarje shihen gjithandej flamujt serb dhe në numër të konsiderueshëm janë edhe mediat nga Beogradi.
Kujtojmë se krerët shtetërorë të Kosovës dje deklaruan se vizita e kryeministrit serb në liqenin e Ujmanit u lejua pas presionit ndërkombëtar.