Protestës së qytetarëve kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Banjë të Skenderajt, i është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Jashari ka thënë se është solidarizuar me qytetarët sepse Vuçiq po tenton të hyjë në zonën më të prekur të luftës në Kosovë.
Ai ka thënë po ashtu se president serb Aleksandar Vuçiq do të kthehet nga ka ardhur ngase drenicasit janë mobilizuar nga të gjitha anët, ndërsa ka theksuar se ai mund të kalojë në këtë pjesë vetëm kur të kërkojë falje për krimet e kryera, njofton Klan Kosova.