Mekanizmat e Sigurisë dhe Policia e Kosovës do të implementojnë vendime e Kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj në rast se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq shpërfill urdhërin e institucioneve të shtetit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi:

”Mekanizmat e sigurisë dhe Policia e Kosovës implementojnë vendimet e Kryeministrit. Nuk besoj se do të shpërfillet vendimi” është shprehur Avni Arifi për Klan Kosova.