Fillimisht, ai ka falënderuar serbët e fshatit Banjë, duke iu kërkuar falje se pse nuk arritit t’i vizitojë, megjithatë Vuçiq ka paralajmëruar se herën tjetër do të jetë atje, transmeton lajmi.net.
“Unë kam besimin e njerëzve tanë në Kosovë dhe një përgjegjësi të madhe. Në këto dy ditë, i kam dëgjuar problemet e qytetarëve tanë, dhe tani duhet të punojmë që të përmirësojmë jetët e të gjithëve”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, ditëve të sotme Serbia po bëhet çdo ditë e më e madhe, dhe këtë për shkak se nuk është në konflikt me askënd.
“Sot, kemi më shumë se kurrë mbështetjen e botës. Faleminderit miqve tanë nga Rusia të cilët politikisht ishin me ne kur nuk ishte askush tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse ne mund të zgjedhim të ardhmen tonë, dhe të themi se nuk duam të hyjmë në NATO sepse duam të mbajmë neutralitetin tanë ushtarak”, tha Vuçiq në fillim të këtij takimi.
Kujtojmë se Vuçiq nuk u lejua gjatë ditës së sotme të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skënderajt. Leja e vizitës së tij në atë zonë u revokua nga Qeveria e Kosovës.