Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është takuar me politikanin serb në Kosovë, Nenad Rashiq.
Kurti thotë se me të kanë biseduar, ndër të tjera, edhe për nevojë e dialogut dhe kanë diskutuar kundër pazareve të rrezikshme të krerëve, siç thotë ai, autokratë shtetërorë.
“Me politikanin e njohur serb nga Kosova, Nenad Rashiq, sot diskutuam për situatën politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, për nevojën e dialogut nga poshtë me serbët për integrim të qëndrueshëm shoqëror dhe institucional të tyre në Kosovë, si dhe kundër pazareve të rrezikshme të krerëve autokratë shtetërorë që po bëhen në kurriz të popujve dhe demokracisë, të paqes e të ardhmërisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.