Presidenti i Hashim Thaçi ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar fundjavën, derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq po qëndronte në një vizitë dy ditore në vendin tonë.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se janë të takuar në bregdetin shqiptar në Durrës, në një drekë pune me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Meta ka thënë se “Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane të rajonit është qëllim i përbashkët”.
Postimi i plotë i Metës:
“Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, ka shkruar Meta. /Telegrafi/