Kultivuesi Yll Hoxha nga fshati Shajkoc i Podujevës, gjatë këtij viti ka grumbulluar rreth 10 ton të tri varieteteve të boronicës dhe mjedrës, transmeton Llapi.info
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, Vezir Januzi.
‘Vizitë fermerit Ylli Hoxha në fshatin Shajkoc, kultivues i tri variateteve të boronices në siperfaqe prej 6 hektarë dhe 2 hektarë mjedër me synim të zgjerimit.
Ylli gjatë këtoj viti ka grumbulluar rreth 10 ton dhe pret ekspotimin e tyre në Holandë”, ka shkruar Januzi./Llapi.info