Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Temperaturat minimalet do të lëvizin nga 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, do të fryjë erë në drejtime të ndryshme me shpejtësi 1-7m/s.