Rrjeti i shoqërive Civile “Demokracia Fillon Këtu” ka reaguar në lidhje me njoftimin që Komuna ka lëshuar sot ku thuhet se është krijuar një task force “Ta pastrojmë Podujevën”, e cila në përbërje të saj ishin edhe shoqëritë civile, transmeton Llapi.info
DFK e ka demantuar këtë njoftim përmes një komunikate, ku thuhet se nuk kanë qenë të informuar e as të ftuar për krijimin e kësaj nisme.
“Sot përmes një njoftimi për medie nga zyra për marrëdhënie me publikun e Komunës së Podujevës është lëshuar një dezinformatë ku thuhet se pjesë e Task Forcës “Ta Pastrojmë Podujevën”, është edhe shoqëria civile përmes përfaqësuesit të saj. Ne duam të njoftojmë opinionin publik se Komuna e Podujevës nuk ka njoftuar e as nuk e ka ftuar shoqërinë civile të i bashkohet kësaj nisme dhe caktimi i një militantje të LDK-së, që të thirret në emër të Shoqërisë Civile është vëtëm një tendencë që të keqëpërdor emrin e shoqërisë civile, për qëllime të ulta politike dhe në asnjë menyrë nuk përfaqëson shoqërinë civile aktive në Komunën e Podujevës”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet “Ne gjithashtu i bëjmë me dije Kryetarit Veliu dhe argatëve të vetë politik se, zëri shoqërisë civile nuk do të lejohet të politizohet e as kontrollohet nga klani Veliu por do të vazhdojë të denoncojë keqpërdorimet dhe korrupsionin në nivel komune. Tendenca për të politizuar dhe futur nën kontroll shoqërinë civile përveç që është e ulët dhe në kundërshtim me normat e demokracisë do të jetë edhe e pamundur”./Llapi.info