Pas tre vjet e nëntë muaj prej se iku në Francë, Florim Shehu prej ditës së shtunë është zyrtarisht banor rezident i shtetit francez, raporton KTV.
33-vjeçari mori leje qëndrimi në Francë në një ceremoni solemne të organizuar nga bashkia e Change dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Ai nga banorët dhe udhëheqësit e kësaj komune u vlerësua si hero pasi arriti t’i shpëtonte gjashtë persona nga vërshimet dhe përmbytjet që kishin kapluar këtë qytet qershorin e këtij viti.
Ai ndihet i lumtur që në historinë e Francës ka vend për të dhe shqiptarët.
Dy familje u shpëtuan nga Florimi, të cilat kishin mbetur të ngujuara nga përmbytjet si pasojë e një stuhie shiu që kishte kapluar qytetin Change në qershor.
Mediat franceze e kishin krahasuar kosovarin me azilkërkuesin afrikan nga Mali,i cili pasi arriti ta shpëtonte një djalë të vogël që ishte varur në ballkonin e katit të katërt të një ndërtese, iu dha edhe shtetësia franceze.