Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër do të mbajë seancë në orën 10:00.
Rendi i ditës
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të
Kosovës për vitin 2017,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
6. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
7. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për
IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
8. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet
Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për
qytetarët”,
9. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet
Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin
e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport,
10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe
ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,
11. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe
ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
12. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe
ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.
03/L-120,
13. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe
ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
14. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe
ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,
15. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe
ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave
personale,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e
pasurisë së pajustifikueshme,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe
këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
20. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur,
21. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem
Jashari” në Prekaz,
22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë
hidrometeorologjike,
23. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
24. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.
02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
26. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
27. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për
vitin 2017,
28. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve
Elektronike dhe Postare për vitin 2017.
29. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për
vitin 2017,
30. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,
31. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin
2017,
32. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për
vitin 2017,
33. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017,
34. Propozim-rezoluta e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga shtatë
(7) deputetë të GP të AAK-së, në lidhje me çështjen Liberalizimi i vizave para
dialogut,
35. Propozim-vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së
kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
36. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për
zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
37. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,
38. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të
Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
39. Propozimi për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar
në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës
së Kosovës,
40. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur
edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.