Policia e Morinës ka arrestuar një shtetas kosovar të dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga autoritetet Italiane
Shtetasi i arrestuar është Astrit Koçi, 41 vjeç nga Prizreni.
Mbi të rëndojnë veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja”.
Arrestimi i tij provizor nga policia e Morinës u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian.
Ky shtetas u kap në hyrje të SPK, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi përson në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali.
Autoritetet gjyqësore të Bellunos Itali, me vendim Nr. 633/2007 datë 24.10.2007, e kanë dënuar këtë shtetas me 4 vite e 8 muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja” parashikuar nga nenet 81, 609 b, 610 dhe 612 të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.