Një mjek specialist në spitalin rajonal të Pejës është kërcënuar nga një person.
Në vendin e tij të punës i dyshuari e kishte ofenduar, ndërsa i kishte dërguar edhe mesazh kërcënues.
Policia e Kosovës e ka arrestuar personin në fjalë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.