Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Nga numri i përgjithshëm i votave, 420 ishin pro liberalizimit të vizave për Kosovës, 186 kundër dhe 22 absetime.
Eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret njësojë sikurse edhe vendet si Gjeorgjia dhe Ukrania.
“Nuk është kjo vota finale, por është shumë e rëndësishme. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, tashmë është radha jonë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë”, ka thënë ajo në fjalën e saj para eurodeputetëve.