Kryetarja e Komisioni për Integrimet Evropiane të Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se votimi në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të viave të kosovarëve paraqet edhe një hap të rëndësishëm procedural drejt përfundimit të procesit të heqjes së vizave.
“Tashmë, në aspektin procedural kemi avancuar edhe një hap tutje, pra, kemi vetëm edhe miratimin në Këshillin e Ministrave, ku pas përfundimit të këtij procesi do të sigurohet lëvizje e lirë për qytetarët tanë në vendet e zonës Shengen”, ka shkruar ajo në Facebook.
Me 420 vota pro, 186 kundër, dhe 22 abstenime, Parlamenti Evropian ka votuar për heqjen e vizave të kosovarëve.