Objekti i cili ka shërbyer si Bibliotekë e Qytetit të Podujevës ka filluar të rrënohet, raporton Llapi.info.

Pas largimit të librave, dokumenteve e pastaj edhe inventarit të sajë, objekti i Bibliotekës së Qytetit të Podujevës i cili ka filluar të rrënohet, është bërë shkak që edhe rruga e xhamisë të jetë e mbyllur për qarkullim.

Kujtojmë, se rrënimi i këtij objekti vjen si shkak i realizimit të planit urban të komunës i cili parasheh që rruga kryesore e qytetit të jetë në këtë pjesë të qytetit. Ndërsa, këtë vendim asamblistë opozitarë në Podujevë e kanë quajtur si veprim të pa matur./Llapi.info