Nënkryetari i Listës Serbe dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Formacioni i vetëm ushtarak legal në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është KFOR-i, i cili në këto hapësira ka ardhur me pajtimin e Republikës së Serbisë, ka thënë Simiq.
Reagimi i zyrtarit të Listës Serbe ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.