Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bukosh e ka vizituar mbrëmë kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai thotë se aty pak para mesnatës vërtetova se mungon një infermiere pa asnjë arsyetim, ndërkohë që dy të tjerë ishin në vendin e punës.
“Natyrisht ne do të marrim masa sipas dispozitave ligjore, dhe udhëzimeve në fuqi”, ka thënë kryetari Muharremaj.
Sipas tij, nuk do të këtë asnjë kompromis ndaj atyre që nuk e respektojnë orarin e punës dhe nuk u shërbejnë qytetarëve.