Në mesin e personave që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj 12 persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve është edhe një ministër i Qeverisë së Republikës.
Bëhet fjalë për Rrustem Berishën, ministrin e FSK-së. I njëjti ishte pjesë e Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), sot ka ngritur aktakuzë kundër Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Prokuroria në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.