Foto ilustrim

Dje në Gjakovë, një grua ka raportuar në polici se është dhunuar nga një burrë.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në raportin e policisë, thuhet se viktima është dërguar në IML për ekzaminim.

Kujtojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, vetëm gjatë muajit gusht 2018, janë pranuar 12 raste të cilësuara si dhunë në familje, raporton Koha.net.

Ndërkaq, menjëherë pas rastit të rëndë të ndodhur me datë 7 gusht në lagjen Brekoc të Gjakovës me vrasjen e bashkëshortes Valbona Marku-Nrecaj dhe të vajzës së tyre nëntëvjeçare nga autori i dyshuar Pjetër Ndrecaj, në Gjakovë u mblodh Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje.

Prej asaj dite, në Gjakovë, Prishtinë e shumë qytete tjera u protestua kundër dhunës ndaj grave, kryesisht me moton “Boll Mo”.