Asgjë s’mund të krahasohet me traditën mbi 60 vjeçare që e ka të trasuar Restaurant Ora. Nëse traditës ia shtojmë kuzhinën e specializuar, arkitekturën e përkryer dhe stafin në nivelin superior, çfarë mund të kërkohet, megjithatë kjo është vetëm një pjesë e tregimit.

I shtrirë në zonën e gjelbër të llapit, në një hapësirë me mbi 2 hektarë, Resorti Ora pa asnjë dyshim hynë në top 3 restaurantet më të mira dhe më të frekuentuara në Kosovë. Kompleksi Ora, përpos që është i pa konkurrencë në kategorinë e Resorteve të tilla mbetet referencë dhe krenari e gjithë zonës së mrekullueshme të Llapit.

Restaurant ORA, është shndërruar në një nga vend më të preferuara familjare, por edhe në ambient për takime biznesi, shoqërie dhe organizime të ndryshme. Ora gjithashtu mbetet porta e parë për bashkatdhetarë që vijnë me pushime në Kosovës, ndërsa kalojnë në pikëkalimin kufitar “Merdare”.

Sot, Restorant Ora mbetet vendi më i dashur për mysafir nga e gjithë Kosova, por edhe mysafir ndërkombëtar që vijnë me punë të përkohshme në vendin tonë. Por, mbi të gjitha mbetet vend i pazëvendësueshëm për bashkatdhetarët që tashmë janë familjarizuar me slogani ‘Restaurant Ora, ndalesa e parë në atdhe”.

Resorti Ora posedon sallën për konferenca me kapacitet deri në 130 persona, ndërsa është e pajisur me të gjitha elementet përcjellëse; Ambientit të sallës i shtohet dhe tarraca me pamje mahnitëse drejt qytetit të Podujevës. Salla operon sipas kërkesave dhe mund të organizohen ngjarje të ndryshme.

Restaurant ORA vazhdon të mbaj primatin e vendit me sallën më moderne për organizimin e dasmave madhështore. Akustika superiore, enterieri i klasës së parë, klimatizim dhe ventilim me teknologjinë e fjalës së fundit dhe ndriçim të jashtëzakonshëm bëjnë që çdo ngjarje të ketë madhështinë e vet. Salla mund të akomodojë deri në 500 persona.

Sallës i bashkëngjiten dhe tarraca para që shfrytëzohet për koktejin me rastin e pritjes së mysafirëve, këndin e fotografisë, si dhe dhomat e veçanta që mund të shfrytëzohen ekskluzivisht vetëm nga organizatorët e ahengut.

Janë këto disa detaje, por mbi të gjitha një punë e pa kompromis e stafit drejtues, familjes Hoti, të cilat bëjnë që Restorant Ora të jetë vendi që i besohen dasmat më madhështore në rajonin e Podujevës dhe më gjerë.

Referencat e Restorant Ora mbesin dasmat e organizuara deri me tani dhe përshtypjet e artistëve më në zë të skenës mbarëshqiptare që kanë performuar në Restorant Ora.

Gjatë sezonit të ardhshëm, Restorant Ora përveq Podujevës ka kontraktuar edhe një numër të konsiderueshëm të ahengjeve nga rajoni i Prishtinës, Milloshevës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës.

Resorti Ora ndodhet në periferi të qytetit, përkatësisht në magjistralen Podujevë-Merdar në kilometrin e 5-të.