Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu ka falëndruar gjithë pjesëmarrësit të cilët sot kanë marrë pjesë në aksionin për pastrimin e qytetit, njofton Llapi.info.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se që nga mesnata janë mbjellur 100 fidanë në hapësira publike dhe në shkolla.

Ka shkruar se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët tjera.

Ja edhe shkrimi i plotë i Veliut:

Faleminderit për punën në koordinimin e aktivitetit Task Forcën ”Ta Pastrojmë Podujevën”, të gjithë akterëve të përfshirë, në veçanti qytetarët e shumtë vullnetarë, të cilët në mënyrë masive u bashkuan në aksionin e sotëm.
Aksionit të sotëm i janë bashkuar të gjitha institucionet përfshirë administratën komunale, asambleja komunale, zyrat e gjendjes civile, Qendra e Mjekësisë Familjare dhe të gjitha ambulancat në teren, mbi 40 shkolla fillore dhe të mesme, Policia e Kosovës, Këshilli i Bashkësisë Islame, Organizatat Rinore, Forumet Rinore, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, Qendra Rinore, klubet Sportive, bizneset, kompanitë e kontraktuara, mediat, dhe mbi të gjitha vullnetarët e ndryshëm të cilët i janë bashkuar aksionit.
Në Komunën e Podujevës që nga mesnata është filluar me aktivitete, duke filluar me pastrimin e rrugëve, për të vazhduar që nga mëngjesi me aksione pastrimi, mbjellja e 100 fidanëve në hapësira publike dhe në shkolla (1 mijë fidanë gjatë tre muajve), ngjyrosja e mureve të shkollave, dhe largimi i deponive ilegale.
Do të vazhdojmë me aktivitete…!