Numri i madh prej 17 mijë e 600 qytetarëve që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës ka bërë që testi të ndahet në dy grupe.

Gjatë ditës së djeshme një pjesë e tyre kanë hyrë. Ndërsa edhe sot një pjesë e aplikuesve do tu nënshtrohet provimit me shkrim që po mbahet në nivel të Drejtorive Rajonale të Policisë.

Policia e Kosovës i ka njoftuar kandidatët që gjatë këtij testimit të kënë me vete:

Letërnjoftimin,

Lapsi kimik me ngjyrë të kaltër i potencuar për posedim në informacionin e mëhershëm, do t’ju sigurohet nga Policia e Kosovës, andaj nuk lejohet posedimi apo përdorimi i lapsave (kimikëve) personal.

Po ashtu, kandidatët janë lajmëruar që gjatë testimit nuk lejohet të posedojnë apo të përdorin pajisje të teknologjisë informative, siç janë telefonat mobilë, kalkulatorë, orë të mençura etj.

“Çdo tentim i futjes nëpër vendtestime të këtyre pajisjeve teknologjike apo përdorimit të tyre me qëllim tentim kopjimin, do të pasojë me diskualifikim të menjëhershëm nga procesi i testimit.

Prandaj, sugjerohen të gjithë aplikantët që i nënshtrohen testit me shkrim që të shmangin posedimin apo përdorimin e këtyre pajisjeve të teknologjisë gjatë procesit të testimit me shkrim, nga fillimi deri në përfundim, për të garantuar mbarëvajtjen e procesit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Për çdo fazë të testimit rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të Policisë së Kosovës.