Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, i cili është një nga të akuzuarit për fryrjen e listave të veteranëve, gjatë vikendit ka postuar fotografi ku ka kërkuar “relaks”.

Të premten Prokuroria Speciale njoftoi se është dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktakuza për mashtrimet të listat e veteranëve, të cilën e kishte përgatitur ish-prokurori special, Elez Blakaj.

Një nga 12 të akuzuarit, që ishin anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranit, është edhe Demaliaj, i cili pas ngritjes së aktakuzës iu kërkon të gjithëve të relaksohen.

Ai ka postuar një fotografi ku ironizon me ish-prokurori Blakaj, i cili ka thënë të premten se ngritjes së aktakuzës për mashtrimet në listat e veteranëve duhet t’i gëzohen të gjithë që e duan UÇK’në.

Postimi i Demaliajt:

Relax o njerëz..!!!

Çka nuk dëgjon njeriu..!! Edhe këtë fjalë e dëgjova..!!

,,Duani UÇK-në, Duani Kosovën”

From Amerika: Elez Blakaj…2018..!!

Hahahah..!!!