Leku shqiptar dhe denari maqedonas nuk konvertohen në bankat që veprojnë në Kosovë.
Ekspertët thonë se Kosova nuk ka një treg të fuqishëm financiar por që kërkojnë që kjo e drejt të njihet. Edhe pse sipas tyre, Banka Qendrore e Kosovës duhet të mbikëqyrë institucionet financiare, në BQK deklarojnë se kjo nuk është çështje e tyre.
Banorët e Kosovës kur shkojnë në Maqedoni dhe Shqipëri duhet kujdesen që mos të ju mbesin para të këtyre shteteve, pra valuta të tyre, kjo ngase në Kosovë ato nuk konvertohen.
Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë nuk e ofrojnë këtë shërbim, transmeton KP.
Derisa njohës të ekonomisë pohojnë se të gjitha tregjet financiar në botë i japin klientëve valuta të forta dhe të dobëta, ndërsa në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodhë dhe konsiderojnë se edhe në tregun kosovarë duhet të bëhet konvertimi i valutave të shteteve fqinje.
Zyrtarë të Bankës Qendrore nuk dëshirojnë të komentojnë për këtë mungesë të shërbimeve në bankat e Kosovës. Zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti shkurt deklaron se kjo i takon natyrës operative si dhe planeve dhe politikave biznesore të bankave.
Profesori në fakultetin e ekonomik në UP, Nagip Skënderi thotë se denari i Maqedonisë apo leku i Shqipërisë nuk janë shumë të kërkuara në tregun financiar të Kosovës dhe natyrisht se klientët nuk është e interesuar për këtë, kështu që nuk ka një treg të zhvilluar mirë financiar, andaj, sipas tij, edhe interesimi bie për mos konvertim.
“E drejta si në të gjitha tregjet tjera financiare në botë, respektivisht ato tregje monetare në botë, të cilat janë të zhvilluara, japin klientëve së tyre edhe valuta të forta edhe valuta të dobëta. Në raste të caktuara, kemi për shembull kur një konsumator i interesuar ta ketë në xhepin e vet një denar ose një dinarë, ose një lekë ose ndonjë valutë tjetër pse ajo mos të konvertohet sikur bankat tjera në vendet perëndimore. Mirëpo në rastin e Kosovës nuk është një treg shumë i zhvilluar dhe në anën tjetër klientët nuk ka shumë qasje të interesit ndaj këtyre valutave, kështu që edhe bankat nuk e bëjnë një ofertë të tillë”, ka thënë Skënderi.
Njohësi tjetër i ekonomisë Jakup Bellaqa, ka thënë se përgjegjësinë për mos konvertim të valutës së denarit dhe lekut e bartë BQK-ja, e cila ka një rol monitorues ndaj bankave komerciale. Ai shton se BQK duhet t’i mbikëqyrë më fuqishëm institucionet financiare.
“Çdo kush që shkon në Maqedoni nëse merr kartëmonedhë ose para të Maqedonisë duhet t’i harxhoj atje, përndryshe nëse I merr në Kosovë, faktikisht mbesin pa u harxhuar, është një pengesë (mbesin në xhep). Ka qenë mirë që edhe këtu në Kosovë me u bërë konvertimi, se me shtetin e Maqedonisë jemi shumë afër nuk është diçka që nuk mundet me u bërë”, ka thënë Bellaqa.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija ka thënë për KP se për shkak të kërkesave të vogla të qytetarëve të Kosovës, bankat në vend nuk i konvertojnë valutat e caktuara.
“Në këtë kuptim, edhe konvertimi i valutave të huaja në degët e bankave është i mundshëm të behet. Megjithatë për shkak të kërkesave të vogla të qytetarëve të Kosovës për konvertim të valutave të caktuara, bankat në vend për shkak të kostos së lartë që mund të ketë mbajtja e valutave të huaja (kostoja e mbajtjes së depozitave, kosto e transportit, siguria dhe te tjera), jo gjithmonë në degët e tyre bankat kanë para të gatshme të denominuara në valuta tjera. Një aspekt tjetër është që bankat në Kosovë janë të orientuara drejt digjitalizimit të shërbimeve dhe produkteve te tyre, me ç’rast bankat qytetarët i stimulojnë përdorimin sa më të madh të instrumenteve elektronike të pagesave, strategji kjo e cila është në harmoni me strategjinë kombëtare të Bankës Qendrore të Kosovës.
Si valutë zyrtare në Kosovë, është euro që prej vitit 2002. Bankat komerciale konvertojnë valutat tjera, si: dollari, frangu, funta dhe të tjera.