Janë arrestuar dy persona në Kaçanik, më saktësisht në rrugën “Vëllezërit Qaka”.
Të dy, u kapën duke i mashtruar disa persona kinse duke ia rregulluar dokumentacionin për viza të Suedisë, e nga ta, merrnin edhe para.
Policia thotë se me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.