Ish- ushtari i UÇK-së, nga komuna e Podujevës, Abedin Zeka ka reaguar ndaj listës së “veteranëve të rrejshëm” e cila është publikuar gjatë ditëve që lamë pas në medie, njofton Llapi.info.

Zeka reagimit tw tij në Facebook i ka bashkangjitur edhe një fotografi të bërë gjatë luftës ku shkruan se “kur kam vendosur që të shkoj në radhët e UÇK-së, asnjëherë nuk kam menduar për përfitimet apo lëvdatat e njerëzve tjerë” andaj, vazhdon tutje ai, “në Kosovë ndodhë edhe kjo si e rastit tim që një veteran i UÇK-së jo qe vlerësohet por përfundon në listat e veteranëve mashtrues”

Më poshtë ja edhe reagimi i tij:

REAGIM
Në periudhën e luftës sonë të lavdishme, kur kam vendosur që të shkoj në radhët e UÇK-së, asnjëherë nuk kam menduar për përfitimet apo lëvdatat e njerëzve tjerë. Kam qenë i gatshëm të sakrifikohem për atdheun tim. Por në Kosovë ndodhë edhe kjo si e rastit tim që një veteran i UÇK-së jo qe vlerësohet por përfundon në listat e veteranëve mashtrues.

Ju bej thirrje të gjithë komandantëve të ZOLlit, që t’a rregullojnë këtë, sepse në ato lista që i pashë, ishin edhe bashkëluftëtar të mi. Kjo është njollosje e imazhit dhe e dinjitetit tim përsonal. Kushdo që e ka bërë këtë listë, do të përballet me pasojat sepse nëse se paku nuk është vlerësuar nuk do të lejoj që në asnjë mënyrë të nënçmohet kontrobuti im në luftë dhe aq më pak të njolloset emri im.