Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj për kategoritë e dala nga lufta, Gazmend Syla, ka reaguar në lidhje me publikimin e listës së veteranëve mashtrues.
Syla i cili ndodhet në këtë listë e ka quajtur ish-prokurorin Elez Blakaj qyqar si dhe pionier të Jugosllavisë.
“Elez, je 2 vite ma i vjetër se unë. Me 1998, unë u bashkëngjita me trimat e lirisë, ti ike. Tash unë jam në Kosovë, ti prapë ike. Doli “puna” që e paske ba. Po del që nuk je vetëm qyqan, por edhe pionier jugosllav”, ka shkruar Syla në profilin e tij në Facebook.
“Elez, je 2 vite ma i vjetër se unë. Me 1998, unë u bashkëngjita me trimat e lirisë, ti ike. Tash unë jam në Kosovë, ti prapë ike.Doli “puna” që e paske ba. Po del që nuk je vetëm qyqan, por edhe pionier jugosllav.Kontributin tim e të shokëve të mi, nuk mundet me hedh poshtë askush, e më së paku ti”, ka shkruar ai në Facebook.