Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë. Bëhet fjalë për Osman Pacollin, vëlla i deputetit të Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli dhe zyrtarit të AKR-së Rrahim Pacolli.
Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.Plagosjen e Osman Pacollit e konfirmoi edhe nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli që njëherësh të plagosurin e ka djalë të axhës.