Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Zhdukur dhe Peticione, në mbledhjen e mbajtur sot, nëpërmjet një komunikate ka reaguar lidhur me publikimin e listave të veteranëve të dyshuar si veteranë mashtrues.
Në këtë komunikatë, nënshkruar nga kryetarja e Komisionit, Duda Balje, thuhet se publikimi i listave të veteranëve të dyshuar si veteranë mashtrues, janë shkelur të drejtat e njeriut, të drejtat e privatësisë etj.
Reagimi i plotë:
“Me rastin e publikimit të listave të veteranëve të dyshuar si veteranë mashtrues, janë shkelur të drejtat e njeriut, të drejtat e privatësisë, si dhe është cenuar prezumimi i pafajësisë duke u bërë gjykim publik përmes mediave ndaj veteranëve. Andaj, duke e parë se procesi është akoma në fillim të shqyrtimit nga organet e drejtësisë, reagojmë me shqetësim të thellë para opinionit publik.