Caktohet paraburgimi prej një muaji në rastin e të dyshuarit për veprën penale të dhunimit.
B.P. po dyshohet që me datë 14 shtator të ketë kryer veprën e dhunimit ndaj M.L. nga fshati Jahoc komuna e Gjakovës.
Në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit të datës 15 shtator, thuhet se dyshuari B.P. e detyron të dëmtuarën M.L., të kryej aktin seksual.
I dyshuari sipas prokurorisë e kishte ftuar të dëmtuarën në banesën e tij kinse për shkak të sigurisë, pasi që ajo e kishte babain në burg për dhunë në familje.
E dëmtuara e kishte paraqitur rastin në polici si dhunim ndaj saj.
Më tutje kërkesa shpjegon se babai i saj atë ditë kishte për t`u liruar nga burgu dhe pasi kishin dalur të gjithë familjarët tjerë, i pandehuri B.P. me forcë kishte kryer veprën e dhunimit, shkruan kallxo.com
Gjyqtari i procedurës paraprake Gëzim Pozhegu ia ka caktuar paraburgimin prej 1 muaji, me arsyetimin se i njëjti mund të largohet ose mund të fsheh provat.