Para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali, pas pak pritet të mbahet një protestë, përmes së cilës qytetarët do të kërkojnë lirimin nga burgu të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarit të tij, Jahir Demaku.
Për pjesëmarrje në këtë protestë kanë bërë thirrje edhe shumë zyrtarë politikë, duke e cilësuar mbajtjen në burg të Selimit dhe Demakut të padrejtë, raporton Indeksonline.
Protesta e cila është paralajmëruar të nis nga ora 12:00 ka mbledhur tanimë disa protestues, të cilët kanë ardhur edhe nga qytetet tjera.
Ata madje kanë ardhur edhe me autobusë, derisa protestojnë me moton “Me ty komandant”.